18.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Do ishte më mirë të ishe lidhur me…”, Graciano habit me deklaratën ndaj Romeos, Erjola: O idiot! S’jam copë lecke unë

    Debatet mes Gracianos dhe Romeos kanë qenë të vazhdueshme ditën e sotme. Dy banorët kanë debatuar ashpër pasditen e sotme, ku madje Graciano ia ka thënë troç Romeos, se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjolën sesa me Heidin.

    Në këtë debat të ashpër ka ndërhyrë edhe Erjola, duke i thënë nëse është në terezi që nxjerr këto fjalë nga goja.

    Pjesë nga debati në oborr:

    Graciano: Do ishe nderuar më mirë po të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin.

    Erjola: O idiot.

    Romeo: Çfarë the ti mo?

    Graciano: Do ishte më origjinale gjëja.

    Erjola: Po ti merr mendtë e saje asaj (referuar Eglës).

    Graciano: Eshtë mendimi im.

    Erjola: Çfarë mendimi more. Nuk jam copë lecke. Çfarë janë këto mendime?

    Graciano: Unë them si marrëdhënie do iu shihja më mirë bashkë. Çfarë problemi ka këtu? Unë nuk po të përdor ty. Po them që do ishte marrëdhënia më e shëndetshme, meqë e shoh në sytë e atij, kaq.

    Romeo: Si nuk të vjen turp? Çfarë deklaratash bën?

    Graciano: Pse shqetësoheni kaq shumë?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit