spot_img
spot_img

“Do të përplasen fort, i pashë banorët janë të gjithë në…”, gazetari i njohur për “BBVIP”: Të martuarit do të lënë gratë…

spot_img

E teksa vetëm 3 ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, ku ndryshe nga vitet e tjera këtë herë spektakli do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.

Megjithatë ditën e sotme gazetari Blendi Salaj ka zbuluar detaje të reja rreth këtij reality show.

Ai tha se ka qenë brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe i ka parë të gjithë banorët që do marrin pjesë, ndërsa u shpreh se niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm.

Blendi tregoi se këtë vit konkurentët kanë karaktere shumë të forta dhe sipas tij ata do të kenë shumë debate me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda

Blendi Salaj: Pashë murin.

Enxhi Nasufi: Kë pe, murin?

Blendi Salaj: Murin me banorët, unë i di, janë të gjithë në kokën time por s’mund ti them.

Neada Muçaj: Fotografitë e banorëve.

Blendi Salaj: Ato të cilave u vendoset kryq kur dalin nga shtëpia, tani janë të gjithë pa kryq. Unë mund të them këtë gjë, këto janë përshtypjet personale, mu duk që niveli i bukurisë te banorët këtë vit është i kënaqshëm.

Neada Muçaj: Më bukuroshë se ata vjet?

Blendi Salaj: Mendoj se po.

Neada Muçaj: U ngelet hatri atyre, mos e thuaj këtë.

Blendi Salaj: Edhe ata shumë të bukur ishin që të gjithë, por këta janë…

Neada Muçaj: Këta? Janë më shumë? Janë shumë më shumë?

Blendi Salaj: Është një numër i konsiderueshëm njerëzish.

Enxhi Nasufi: U tha se do të jenë më shumë, se Sara Hoxha e tha se do të jenë më shumë.

Blendi Salaj: Janë më shumë se sa vjet, gati 2-fish dëgjova unë.

Enxhi Nasufi: Po nuk i numërove ti?

Neada Muçaj: Janë më bukuroshë, janë më të gjatë…

Blendi Salaj: Janë të bukur.

Enxhi Nasufi: I kemi parë ne ca sy bojë qielli.

Blendi Salaj: Mendoj se do të përplasen fort, janë ca karaktere me thënë të drejtën.

Enxhi Nasufi: Domethënë presim një bombë atomike?

Blendi Salaj: Kur janë shumë të ngjashëm disa, aty më zë meraku mua, aty ka mundësi për përplasje e kështu gjërash.

Neada Muçaj: A ka shanse të ketë ndonjë çift?

Blendi Salaj: Të bëhen brenda çift?

Neada Muçaj: Po.

Blendi Salaj: Po ka shanse. Ka edhe beqarë në mosha të përshtatshme.

Neada Muçaj: Edhe të martuar që mund të lënë gratë.

Blendi Salaj: Ça nuk do të ndodhë.

Lajmet e fundit