Pas hyrjes së Borës në BBV, dhe puthjes së shkëmbyer me Donaldit, fansat e tyre shpresuan shumë që dyshja të rikthehej. Por nuk ndodhi ashtu.
Donaldi krijoi një tjetër lidhje romantike brenda shtëpisë, atë me Beatrix, dhe Bora e “fshiu” nga jeta e saj dhe nga rrjetet sociale.
Por dicka e papritur është vënë re së fundi.
Bora rezultoi se ndiqte një faqe fansash në Instagram të quajtur “Donald Bora”, e këtë faqe e ndjek dhe vetë aktori i humorit.
Nuk dihet sakaq nëse ishte një mbështetje per finale apo shenjë se interesi nuk është shuar, por një gjë është e sigurtë: fansat do të ndjekin këtë faqe më vëmendje të shtuar për të parë reagimet e të dyve.