15.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Donaldi flet për përplasjen e Romeos me Arbër Hajdarin: Opinione të tilla nuk duhet të lejohen

    Romeo Veshaj, gjatë prime-t të së shtunës është përfshirë në disa debate, sidomos me opinionistin Arbër Hajdari, i cili i rikujtoi se banori është sjellë “si rrugaç” dhe se “është i vogël që t’i vendosë kushte atij”, duke vijuar se “është i vogël edhe në mendime karshi tij”.

    Debatet “hidh e prit” nisën sepse Romeo nuk qëndroi të shijonte suitën që “BBVA 3” u kishte bërë dhuratë Heidit dhe Romeos, por doli për të pirë një cigare, proces ky që zgjati goxha.

    Nisur nga gjithë diskutimet e nxehta, Donaldi bëri një reagim në Instagram, ku shkroi: “Durim shpirti se nuk je as i vogël, as rrugaç. Vendosja e “si” përpara nuk besoj se i jep të drejtën Romeos t’u thotë të tjerëve “si idiot”, apo “si debil”, ose si…”.

    Më tej, vijoi:

    “Romeo është një djalë që ka se çfarë humbet në atë program dhe opinione të tilla apo që ngelen në memorie nuk duhen lejuar. Të paktën, për një djalë që nuk ka ofenduar asnjë. Nuk merret parasysh as presioni, as mungesa e informacionit, por flitet në kushte të barabata. Po më pëlqen shumë sot. E kam thënë: “Brumi i byrekut është ky djalë”, përfundoi Donaldi.

    Një deklaratë e fortë ishte edhe ajo e Erjola Doçit, e cila tha se “historia po përsëritet” dhe se Romeo “po bën me Heidin” atë që bëri Donaldi me Beatrix Ramosajn, duke aluduar se binjakët përdorën vajzat për lojë. Romeo e kundërshtoi menjëherë, por Erjola këmbënguli se e tillë i duket situata.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit