20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E akuzoi për tradhti, ish-bashkëshorti i Diola Dostit prezanton partneren e re!

    Ish-bashkëshorti i nutricionistes së njohur Diola Dostit, për të cilin ish-banorja e “Big Brother VIP” foli shumë për të gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, tashmë ka prezantuar partneren e re.

    Me rastin e ditëlindjes së saj, ish-bashkëshorti i Diolës, gjinekologu i njohur në Kosovë Dardan Baftiu ka publikuar një foto me të, teksa i ka uruar ditëlindjen. “Edhe 100 të tjera” ka shkruar ai përkrah fotos ku shihen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa e ka shoqëruar me një emoji me zemër postimin”.

    Kujtojmë që prej disa muajsh, Diola Dosti po shijon romancën me biznesmenin e njohur nga Kosova, Erolld Belegun.

    Nga marrëdhënia e tyre, Diola Dosti dhe Dardan Baftiu janë prindër të 3 vajzave.

    FOTO/ E akuzoi për tradhti, ish-bashkëshorti i Diola Dostit prezanton

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit