Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi foli i emocionuar per vajzën e tij që ka ndërruar jetë para disa viteve.
Ai rrefeu se mendoi që me vdekjen e saj karriera e tij kishte përfunduar, por arriti qe energjinë ta kanalizonte në shkrime!
“Flas me rrobat e saj, flas me bizhuteritë, flas me fotot e saj “, tha ne “Canape”, Çun Lajçi me lote ne sy për vajzën e tij të ndjerë.
I dridhej zëri derisa thoshte se foton e saj e mban kudo me vete.
Ne vitin 2017, vajza e Çun Lajçit pati ndërruar jetë.
Bubulina, 34 vjecare, ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit.
Vdekjen e saj, ai e vuan ende po aq fort.