spot_img
spot_img

E emocionuar, Kiara zbulon disa detaje për pritjen e ëmbël

spot_img

“Nëse jeta ime do të ishte një libër, ky do të ishte kapitulli më i bukur” u shpreh Kiara Tito në “Ftesë në 5”. Në një intervistë me Bieta Sulon, moderatorja ndau disa detaje për këtë moment të veçantë të jetës së saj – pritjen e ëmbël.

Kiara vuri në dukje se si një person që preferon të mos i bëjë gjërat e pamenduara, kishte kohë që mendonte dhe donte të bëhej nënë.

“Përveç Luizit [qan], edhe ky fëmijë ishte padiskutim gjëja që kërkoja në fund të ditës për të patur një motiv për të jetuar,” u shpreh ajo.

Përsa i përket momentit se si i tha Luizit lajmin e gëzueshëm, Kiara tregoi:

“[Kur zbulon që je shtatzënë], në ato momente as nuk arrin dot të mendosh të bësh surpriza. Megjithatë, bëra një kuti të vogël, kutia që kam nxjerrë te videoja [e këngës ‘Frymë’] dhe kur erdhi në shtëpi ia tregova. Ai në fillim ngeli, nuk e priste fare edhe bënte atë batutën e testit të Covidit. Më thoshte ‘je pozitive me çfarë?’”

“Kemi qarë shumë atë ditë. Unë mbaj mend vetëm lot gëzimi,” përfundoi Kiara.

Lajmet e fundit