19.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “E kam vuajtur shumë bullizmin”, Françeska: Nuk e kam kryer Universitetin, kam gënjyer

    Modelja Françeska Murati ka rrëfyer sërish historinë e saj të bullizmit në shkollën e mesme.

    Në një bisedë me Jetmirin në oborrin e shtëpisë, ajo tregon se për shkak të frikës se do ta gjykonin, është ndjerë e detyruar të gënjejë banorët e shtëpisë se ka kryer shkollën e lartë.

    Siç shprehet ajo, kjo periudhë ka qenë më e vështira për të dhe e ka përjetuar shumë keq.

    “Një gënjeshtër që e kam thënë në këtë shtëpi që jam ndjerë shumë e gjykuar. E kam ndjerë veten jo të pranuar dhe nuk kam dashur të tregoj të vërtetën time se e dija që nuk do e kuptonin dhe s’do më jepnin mundësi të shpjegohesha dhe kam zgjedhur jo të gënjej, por të mos të tregoj të gjithë të vërtetën. Sepse kur ti nuk më lë të shpjegohem për këtë të vërtetën që do të them, më mirë mos ta them fare se dal e keqkuptuar pastaj.

    Unë kam thënë që kam patur atë eksperiencën e keqe në shkollë të mesme ku mos t’i hyj në detaje, me bullizimin me këto. E kam patur shumë të vështirë shkollën e mesme dhe kur kalova në kolegj ishte koha po aq e vështirë për mua dhe për faktin që kisha dhe “disleksi” dhe e kam ndjerë veten gjithë kohës këtë stuhinë e brendshme të vuajtjes në shpirtin tim”, tregon ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit