Partia Socialiste zhvilloi ditën e djeshme një takim me disa të rinj që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që duam”, i pranishëm ishte kryeministri Rama.
Mes tyre ishte edhe një nënë e re me origjinë nga Gjirokastra, që jeton prej 14 vitesh në Athinë.
Fjala e saj ishte e mbushur me elozhe për kreun e partisë socialiste, Edi Rama, duke shpjeguar arsyet e kandidimit të saj, ajo tha se Edi Rama është një himn.
“Kryeministri Edi Rama është i vetmi njeri që është himni ynë i rrugës për në Bashkimin Europian. Krenar për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ju na bëni krenarë ditë për ditë”, tha Aida Kasapi.