-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama lë Kryeministrinë dhe emërohet sekretari i ri i NATO-s: Shaka për 1 prillin apo e vërtetë?

    Studiuesja e komunikimit Suzana Starikov tregon se kryeministri Edi Rama është një kandidaturë e mundshme për t’u zgjedhur shefi i ri i NATO-s pasi Jens Stoltenberg të përfundojë mandatin.

    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Starikov nënvizon se ky është një insistim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndër të tjera ajo shkruan:

    “Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

    Në veçanti thuhet se SHBA-të po insistojnë në zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

    Kandidatët e mundshëm Kryeministrja Katja Kalas dhe Kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës?”, shkruan ajo.

    Nuk e dimë nëse studiuesja e njohur ka informacione të sakta për këtë apo postimi i saj është ndonjë shaka e kripur për 1 prillin, të njohur ndryshe si “Dita e gënjeshtrave”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit