20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ermonela Jaho merr çmimin “Kalorëse e Arteve dhe e Letrave” në Francë

    Sopronaja shqiptare Ermonela Jaho ka marrë çmimin e rëndësishëm të “Kalorëses së Arteve dhe Letrave” në Francë.

    Ermonela, së bashku me tenorin italian Roberto Scadiuzzi janë vlerësuar njëherësh me të njëjtin çmim, ndërsa lajmi është bërë publik nga Backstage Opera Management, një agjenci që menaxhon shumë artistë të famshëm në Francë dhe jo vetëm.

    “Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të jashtëzakonshëm, karrierën e të cilëve e kemi ndjekur prej disa dekadash,” cilësohet në postimin në Facebook.

    Ermonela do të rikthehet në Shqipëri, pikërisht në 4 gusht me një koncert ku ajo do të jetë protagoniste dhe që do të realizohet në skenën e Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit