12.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Është lojtarja më e mirë e të gjithë BBV deri tani”, ish-banori habit me deklaratën për Heidin: Marr qindra mesazhe…

    Fituesja e këtij edicioni të tretë të Big Brother Vip sipas Lidit, ish konkurrentit të BBV, është Heidi.

    Në një lidhje telefonike me “Breaking” në Top News, ai është shprehur i bindur që këtë edicion e fiton Heidi për shkak të balancës që mban mes lidhjes dhe lojës, dhe për shkak të thjeshtësisë së saj.

    “Egla thjesht nuk dëshiron të harxhojë energji me Liamin. Egla e di kë ka konkurrent, nuk i intereson lufta me Liamin. Fokusi i saj është Juli, Heidi dhe Romeo. Liami ka të djegura të gjitha kartat me Eglën. Nuk mendoj se mund të ketë më raport të mirë mes Heidit dhe Eglës.

    Heidi është lojtarja më e veçantë, më klasikja dhe më e mirë e të gjithë BBV deri tani. Mban një balancë mes lidhjes dhe lojës në mënyrë perfekte. Është fituesja absolute e këtij edicioni. Unë marr në dita qindra mesazhe nga italianë të apasionuar pas Heidit. Për mua Heidi është një fenomen i këtij BB, më e thjeshta, më e kujdesshme”, u shpreh Lidi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit