18.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Evi Kokalari përplaset me Flamur Nokën: Je komplet idiot

    Flamur Noka ka postuar lajmin, sipas të cilit, tashmë Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së.

    “Gazetari amerikan Marc Caputo pyeti Departamentin Amerikan të Shtetit nëse Sali Berisha mund të vizitojë SHBA.

    Përgjigjja e Departamentit të Shtetit ishte:

    Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, thotë Flamur Noka në postimin e tij.

    Por atij i ka komentuar aktivistja Evi Kokalari, e cila e pyet përse firmosi për 6 mln dollarë, nëse non grata e Berishës ka rënë.

    “Oh yeah! Atehere pse firmose $6 million kontrate ti me ishe shefin e stabit te Rubios?…

    Flamur, seriozisht – just shhhhh…be quite bc you look like a complete idiot”, i komenton Kokalari.

    Dhe Noka i përgjigjet siç di vetë.

    “Evi Kokalari shko vizitoju tek 5 se ke nevoje…”, thotë Noka në përgjigjen e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit