21.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Fabrika” e temave të diplomave, me 150 euro në Shqipëri bëhesh profesor

    Studentët harxhojnë orë të tëra studimi, shpenzojnë pafund nga buxheti i tyre për libra dhe leksione gjatë viteve të studimit. Kostoja e jetesës është një tjetër zë shpenzimesh, për mjaft studentë në kufijtë e të papërballueshmes.

    Por çfarë ndodh në përfundim të ciklit të studimeve?

    Temën e diplomës do e marrin si ata që kanë studiuar për këtë ditë, ashtu edhe ata që s’e marrë shumë seriozisht studimin.

    “Piranjat” kanë investiguar se çfarë bëhet me treg me temat e diplomave.

    Në rrjetet sociale ka pafund faqe dhe profile me emra të tillë si “punime diplomash” me çmime që variojnë nga 150-250 euro dhe merr diplomën në dorë.

    Në këmbim të parave, pajisesh me temën e diplomës, e gjitha plagjaturë dhe e paligjshme, e kështu përfundon ciklin e studimeve pa u munduar shumë.

    Në kurthin e “Piranjave” në këtë puntantë kanë rënë sekserët që tregojnë temat e diplomave, në mjaft raste duke vjedhur punimet e studentëve që kanë mbaruar vite më parë, apo edhe të profesorëve të ndryshëm, dhe ua japin studentëve blerës.

    Ndiqni investigimin e Piranjave

    Keni menduar ndonjëherë që shumë studentë të cilët diplomohen, shpesh me nota të shkëlqyera, as që e kanë lexuar temën e tyre të diplomës? Keni menduar ndonjëherë se ekzistojnë të ashtuquajtura fabrika të temave të diplomave?

    Ku me fare pak lekë, studentët nuk kanë nevojë as të ulen të konceptojnë dhe të punojnë temën, e cila në realitet, është patenta e një kapërcimi të rëndësishëm, nga jeta studentore në atë profesionale?

    Me siguri që vetë studentët e kanë këtë informacion.

    Mjafton të hedhësh një sy nëpër rrjetet sociale, ku me dhjetëra faqe me çmime që variojnë nga 150 deri në 250 euro, janë të gatshme të të dorëzojnë në dorë, temën e punuar të diplomës.

    Pak ditë më parë, në Instagram kontaktuam me disa faqe që të ofrojnë temat të gatshme. Studentit i mbetet vetëm të vendosë emrin dhe firmën, dhe ta dorëzoje si punim të tij.

    Të gjitha faqet që kontaktuam, kishin një disponibilitet mbresëlënës.

    Dhe ne zgjodhëm të takojmë personalisht një prej personave që fabrikojnë temat e diplomave.

    Bëhet fjalë për një të rri rreth të tridhjetave nga Tirana, punonjës në një agjenci të rëndësishme shtetërore, që fabrikimin e temave të diplomës, më së shumti e bën për kënaqësi shpirtërore.

    Piranjat: Me çfarë pune merresh tjetër?

    Studenti: Me statistika, punoj tek INSTAT-i. Kam diku tek 3-4 vjet që merrem me këtë punë. Temat i kam kështu, një gjë shumë e thjeshtë. Më shumë më interson të bëj kërkime, gjëra kështu.

    Piranjat: I bën vetë këto tani apo?

    Studenti: Po, po vetë. Tek Filologjiku kam bërë disa herë, tek gjuhët e huaja, arkeologjia se nuk ka lidhje specializimi.

    Piranjat: Po ti i bën vetë të gjitha këto?

    Studenti: Po vetë, pse nuk ta mbush mendjen?

    Piranjat: Jo ma mbush mendjen, por ngaqë më the se ke bërë shumë, edhe po thoja a ia arrin ti bësh vetëm…

    Kemi të bëjmë me një student universal, të cilin mund ta dërgosh kudo në front, dhe të nxjerr faqebardhë.

    Në bisede ai na tregon se nuk punon vetëm, pavarësisht se është truri i operacionit.

    Studenti: “Punoj dhe me një shoqe me të thënë të drejtën. E kam kolege, bashkëpunëtore si të thuash. Unë e ideoj të gjithë, edhe kur ka ajo punë mi jep mua sicën çfarë duhet të bëhet. Çfarë duhen pyetjet kërkimore, që është pjesa e parë e temës. Metodologjinë, pyetësorët gjërat, ajo thjeshtë zbaton atë që i them unë. Sa veta kam diplomuar unë ashtu, pafund. Normalisht ruaj anonimatin e njerëzve se nuk më hyn në punë ti them njerëzve që ja bëra unë atë gjë. Po pra po të them 40 vjeçe, po gjashtë mori ajo. Tek Ekonomiku nuk të vënë më shumë sado të mirë ta bësh ti. Kam një tip që pavarësisht se nuk më njeh, unë nuk të marr punë kot. Dhe kjo është një gjë shumë e vogël në krahasim me gjërat që bëj unë. Ke të bësh me një që e kam pasion pjesën e kërkimit, domethënë je me fat që më ke gjetur. Kam bere ne Gjermani. Kam bërë në Milano në Bokoni, po e ke dëgjuar që është super universitet. Ndër më të mirët në botë dhe në europë që po e po”.

    Piranjat: Ke bërë shumë atje apo një?

    Studenti: Kam bërë nja dy, tre.

    Tema diplome për Bokoni. Goxha experiencë. Është e qartë se kemi gjetur personin e duhur, për më tepër që ka kërkesa nga gjithandej. Shyqyr që nuk ka një zyrë thuaj.

    “Kam bërë pafund kupto, kam bërë shumë. Pavarsisht se i kam bërë kështu, nuk është se kam ndonjë si thuhet, zyrë. Që tamam tamam, duhet të kisha ndonjë zyrë. Po me zyrë pastaj, do ti grija njerëzit nga lekët, e ke parasysh?”

    Studenti: Të thashë që ka shumë kërkesa.

    Piranjat: Për jashtë shtetit po thua?!

    Studenti: Jo me edhe këtu. Fakti që e bëj pa zyrë nuk është një biznes i mirfilltë…

    Studenti: Kur është sezoni jeni full fare. Se është dhe ky sezoni vogël tani. Sezonin e kaluar kemi pasur më shumë punë. Vjet, parvjet. Këtë vit ka pasur më pak kërkesa, ndoshta ngaqë nuk kanë dhe njerëzit lekë.

    Studenti: Kam bërë në të gjithë Shqipërinë kupto. Nuk kam bërë vetëm në Tiranë, po në Durrës, Elbasan.

    Piranjat: Kush ka qenë më e vështira që ke bërë?

    Studenti: Tek Epoka më kanë bezdisur, jepte argumenta jo shkencore. Por ishte zyshë greke.

    Piranjat: Tek Epoka, Universiteti?

    Studenti: Po, master. Jo se ka qenë e vështirë, por më shumë më ka ardhur inat se i kam marrë pak lekë. I kam marr 500 mijë lekë, shumë pak.

    Kemi pasur shumë, nuk kemi pasur fare. Se nuk jam njeri kështu për 170-200 mijë lekë, se kam ngelë unë për 200 mijë lekë. Sa 200 mijë lekësha na kanë ikur ashtu, po të ishin kapur kështu gjërat, kushedi çfarë do kisha sot. Nuk është problemi, por edhe tjetrin ta marr në qafë nuk ka kuptim.

    Zakonisht kur flas në telefon bëj pjesën e parë dhe i them më jep lekët. Të jap punimin, pjesën e parë më jep gjysmat. Mbaruam, më jep gjysmat e tjera.

    Piranjat: E kuptoj.

    Studenti: Domethënë në momentin te jap gjënë, më jep gjënë.

    Të jep gjënë, i jep gjënë. Miku ynë i ri, është padyshim një mjeshtër i jashtëzakonshëm i hartimit të temave. Deri në Bokoni të Milanos, mos harroni.

    Nëse në rastin në fjalë, ky i ri që pretendon se është ekspert në atë çfarë bën, merr mundimin t’i shkruajë vetë temat…

    Të paktën kështu na bën të besojmë…

    Në shumë raste të tjera, temat e diplomës vidhen hapur. Pra, thënë shkurt, e njëjta temë, e punuar nga një student vite më parë, rikthehet si punë e dikujt disa vite më i vogël i cili thjeshtë e ka blerë.

    Dhe kjo pa dijeninë e autorit…

    I cili as që e ka idenë se tema e tij shitet lart e poshtë.

    Nertili: Po ku shitet?

    Piranjat: Në kancelari mo. Gjithandej. Eja shkojmë bashkë që ta besosh.

    Piranjat: “Kam një problem që jam pak mbrapa me pjesën e diplomës. Nuk ia kam shumë idenë si ta bëj. A njeh ndonjë ose a bëni ju, se më thanë ta provoja në kancelari njëherë”.

    Piranjat: Ke temë apo?

    Piranjat: Na e kanë lënë të lirë, ose për historinë e bizantit, osë për historinë e shqipërisë.

    Sekseri: Çfarë shkolle je?

    Piranjat: Tek historia.

    Sekseri: Filologjiku?

    Piranjat: Po.

    Sekseri: Thashë mos të jepja ndonjë të gatshme, ta gjenim.

    Piranjat: Të gatshme si?

    Sekseri: Të punuar, e ke gati, thjeshtë e dorëzon aty.

    Piranjat: Nuk del që e ka dorëzuar dikush tjetër në sistem?

    Sekseri: Po të jetë shkollë tjetër, nuk del.

    Po sa i aftë është ky sekser temash të na bëjë një punë të mirë?

    Sekseri: Kam bërë unë kështu mos e vrit mëndjen, tek Filologjiku por e kam patur për prezantimin e pjesës së gazetarisë. Ka marrë 10-të. Nuk e besonte.

    Piranjat: Çfarë thua?!

    Sekseri: Normale i ndryshojmë disa gjëra, nga brenda. Struktura, renditja.

    Piranjat: Domethënë të rri pa merak, në momentin që e marr të gatshme nuk më thonë që e ke bërë plagjaturë, ndonjë kopjim ndonjë gjë?

    Sekseri: E marr nga interneti, nuk është se e kanë shkruar vetë, apo e kanë bërë sipas mëndjes së tyre.

    Piranjat: E kuptoj.

    Sekseri: Plagjaturë nuk është se del ajo, se e gjej në departament tjetër që e kanë të paktën të ngjashme me këtë temë. Një shkollë tjetër, ti e ke më shumë tek historia, e merr tek filologjiku por para 10 vitesh, pedagoget me shumë mbajnë mënd temat që kanë prezantuar sesa i kontrrollojnë, e ti fusin në sistem që dalin plagjaturë. os e vrit mëndjen.

    Sapo mësuam se tema e diplomës, qenka një formalitet…

    Lodhu kot mbi libra studentët e shkretë. Por më përpara të mësojmë çmimin.

    Piranjat: Sa shkon si çmim?

    Sekseri: Si temë dhe komplet si lidhje, 150 mijë lekë.

    Piranjat: Dhe ma jep vetëm në email?

    Sekseri: Po, vetëm diploma.

    Tani ka ardhur momenti që të përzgjedhim temën. Mjeshtri na i rreshton si në një panair, ku mund të zgjedhësh titullin dhe volumin në faqe. Gjithçka e ka aty gati, në kompjuterin e tij.

    Sekseri: Këto janë për histori apo jo?

    Roli i organizatave ndërkombëtare dhe zhvillimi i Shqipërisë. Mund ta ndryshojmë edhe t’i vëmë ndonjë vit, ndonjë gjë. 57 faqe ka, është në Durrës që s’ka lidhje fare.

    Piranjat: E kuptoj, ky është punimi i dikujt tjetër?

    Studenti; Po.

    Pra, një student në Durrës, ka kaluar javë, ndoshta muaj, për të realizuar temën e diplomës, duke mos menduar asnjëherë se një ditë puna e tij do të gjendej në kompjuterin e një kancelarie në Tiranë.

    Sekseri: Kam këtë tjetrin që është nga Kosova. Historia e Skënderbeut, Por kjo ka 33 faqe, mund t’i shtojmë edhe disa faqe.

    Piranjat: E rregullojmë thua?

    Sekseri: Është edhe kjo tjetra Perandoria Osmane dhe të Krishterët, Fakulteti Filozofik.

    Piranjat: Kjo është në Prishtinë?

    Sekseri: Kishte ca fjalë kosovare.

    Piranjat: Që kanë atë dialektin e vetë, e kuptoj.

    Sekseri: Ta zësh që nga fillimi.

    Durrës, Gjakovë, Prishtinë. Zgjidh e merr nga të gjitha trevat shqipfolëse ku ka universitete. Një panair i vërtetë, në pesë metër katrore.

    Pasi kemi marre ofertat, nga mjeshtri na sugjerohet te zgjedhim temen e universitetit te Durresit.

    Sink: Nuk do na lodhi fare kjo.

    Roli i organizatave.

    Kur mundesh të ma bësh gati pak a shumë?

    Besoj se këtë javë…

    Këtë javë?!

    Pak ditë më vonë, kalojmë sërish nga kancelaria, për të parë nëse tema është gati, dhe atje mësojmë se fenomeni i temave, jo vetëm që e ka mbaruar, por madje e ka zëvendësuar, duke përzgjedhur një tjetër punim nga ai që na kishte sugjeruar më herët.

    Piranjat: Si duket?

    Sekseri: Unë e punova atë që të pëlqeu ty, Perandoria Osmane. Në çdo fillim të kapitullit shtova referencën, nëse e kontrrollojnë i del kjo.

    Piranjat: E kuptoj, që ta konfirmojnë është në rregull apo jo.

    Sekseri: Ti të historisë e kishe?

    Piranjat: Po, Histori Filologjiku.

    Sekseri: Kam bërë këtë studimin e autorsisë.

    Piranjat: T’ja çoj të gjithën?

    Sekseri: Po se kam mbaruar punë unë. Tregoja, thuaj çfarë kam bërë gabim, çfarë duhet të rregulloj, çfarë duhet të bëj. Nëse e shikon dhe të thotë e ke në rregull, hajde mbarojmë punë, e dorëzon.

    Mbaj këto njëherë. Si fillim, pastaj nëqoftëse është në rregull, të sjell dhe pjesën tjetër.

    Më në fund, tema është në duart tona. Por duke ditur qe kemi te bejme me nje plagjiature, kerkojme te gjejme autorin, dhe me pak kerkim, mesojme se punimi I perket Arber Berishes nga prishtina. Behet fjale per nje teme diplome te 10 viteve me pare, e cila nuk dihet se si ka perfunduar ne kancelarine e Tiranes.

    Piranjat: Kemi bërë bashkë një punim diplome disa ditë më parë. Që rezulton që është në emër të Arbër Berishës, ish-student në Universitetin e Prishtinës. Ju e keni marrë këtë punim dhe ma keni shitur mua.

    Piranjat: Si ju ra në dorë ky punim?

    Sekseri: E mora nga interneti.

    Piranjat: Mendoni se është e drejtë që ju e merrni nga interneti dhe e shisni më pas? Ajo aty është jeta studentore e një personi, që është e gjitha e tij, ju duket e drejtë që ju e përdorni?

    Sekseri: Hape materialin, e kam punuat vetë. Pothuajse kam marrë vetëm idenë e atij.

    Piranjat: Shikoni me vëmendje se si janë të dy temat, si dy pika uji.

    Kjo është e gjitha punim i atij.

    Sekseri: Po pra është ideja e atij.

    Piranjat: Ju e keni bërë dhe herë tjetër këtë apo jo?

    Sekseri: Kam bërë me punimet, kupton. Këto mund t’i gjesh kudo, hape në faqe interneti e mund t’i shikosh kudo.

    Piranjat: Por që nuk lejohet apo jo?! Ju e dini këtë.

    Sekseri: Ke të drejtë nga ajo, nuk lejohet është kundra e të drejtës së autorit.

    Po he pra, kjo është. Pak të duket t’i vjedhësh punën tjetrit?

    Piranjat: Është mashtrim, dhe nuk është diçka e moralshme që ju mund ta bëni. Është jeta studentore e çdo personi dhe mashtroni dhe një staf pedagogjik të tërë.

    Sekseri: Unë mendoj për studentin.

    Piranjat: Një temë diplomë që ju e merrni të gatshme, nga një person tjetër, dhe e bëni sikur e keni bërë ju. Dhe merrni një shumë të caktuar parash, 150 mijë lekë të vjetra. Po të mendonit për studentët besoj do e bënit pa pagesë, nëse do ishit kaq altruist.

    Sekseri: Po ta shikoni futuni në instagram do keni qindra faqe që bëjnë.

    Piranjat: Atë nuk e vëmë në diskutim, por gjithësecili mban përgjegjësi për veten e tij.

    Sekseri: Është si i thonë luftë për mbijetesë.

    E ndërkohë, që ne debatojmë me këtë plagjator, me qindra studentë në të gjithë vendin, presin që dikush me pagesë ose jo, të punojë temën e tyre të diplomës. Përveçse e papranueshme, ky është edhe një dëm që secili prej tyre, i bën së pari vetes së tij, e së dyti shoqërisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit