4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Familja e Berishës dogji Kishën, ndaj e përzunë nga fshati: Dëshmia e një tropojani nga Kanadaja

    Petrit Vukaj nga Tropoja, ishte i ftuari i radhës ne rubrikën “Kjo është jeta ime” të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga. Ai tregoi jetën e tij, nga fshati Salcë i Tropojës, në Vankuver, Kanada.

    “Jemi shpërndarë kudo nëpër botë, kemi braktisur shtëpitë, kujtimet, ëndrrat dhe besimin se do ia dilnim në token tonë. Na ndoqi mallkimi i një të mallkuari, që dikur ishte shpresa jonë më e madhe”- thotë Vukaj, ndërsa tregon debatin me të atin, të cilin e cilësoi grindjen më të madhe të jetës së tij, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

    “Kur Berisha erdhi në pushtet kishte mbështetjen tonë, ashtu sikurse dhe të gjithë tropojanëve e shumicës së shqiptarëve, të cilët besonin që ai do të sillte ndryshimin.
    Por sot i jap te drejte babait, qe e quante fatkeqësinë më të madhe të Shqipërisë, ardhjen në pushtet të Sali Berishës.

    Grindjen më të madhe në jetën time e kam pasur me tim, për Sali Berishën. Të gjithë e pritëm me gëzim se do të bënte ndryshimin dhe e kishte në dorë të bënte ndryshimin. Në vitin 1992 thuajse 90% e popullit shqiptar e donte.

    Unë isha i djathtë dhe babai asokohe më tha: Dëgjo more djalë, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij, kanë djegur kishën dhe i kane përzënë nga fshati. Pleqtë e malësisë së Gjakovës e kanë thënë; E keni marrë vesh kush është vendosur në krye të shtetit?

    Një njeri nga familja që ka djegur kishën, nuk e lëshon pushtetin pa djegur tre herë Shqipërinë! Është fatkeqësi për kombin tonë, që ky njeri është vendosur në krye të pushtetit.

    Dy herë e ka djegur, tani presim të tretën”.

    Rudina Xhunga: Uroj të ketë mbaruar koha e djegieve në Shqipëri!

    “Po të mos ishte për Amerikën, prapë do ta digjte'”- u shpreh Petrit Vukaj

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit