spot_img
spot_img

Fatmir Mediu bëhet gati “psikologjikisht” për burgun

spot_img

Fatmir Mediu, thotë se ka takuar psikologun me famë botërore Jordan Peterson.

“Në mëngjesin e lutjeve sot në DC me miq nga Ballkani. Kënaqësi e vecantë të takoja psikologun me famë botërore Jordan Peterson, autor i disa librave”, shkruan ai.

Mediu dhe grupi i tij u përjashtuan nga “Mëngjesi i Lutjeve” dhe e ndoqën atë online nga hotel “Hilton”.

Por ai, duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte këtij lajmi, thotë se prej 70 vitesh, “Mëngjesi i Lutjeve” bëhet në hotel Hilton.

“Në mëngjes e lutjeve, i cili zhvillohet në Washington Hilton Hotel që prej 70 vitesh, morën pjesë 130 vënde nga gjithë bota. Në këtë takim mori pjesë dhe delegacioni i parlamentin shqiptar”, shkruan ai.

Vetëm se këtë radhë i shkoi dëm udhëtimi.

Se siç tregon edhe vetë, ka shkuar deri në Uashington për të bërë foto me një psikolog.

Edhe pse në fakt, i duhet, se me gjyqin dhe burgosjen e mundshme për Gërdecin, ka nevojë vërtet për një psikolog, që të qendrojë i fortë psikologjikisht.

Lajmet e fundit