14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Fatos Nano krijoi të majtën moderne dhe u largua”, rrëfimi i Arta Dades: PS me Ramën është kthyer në parti ku vendos vetëm kryetari

    Ish-deputetja dhe ish-ministrja e PS Arta Dade ka folur për përvojën e saj në politikë në Partinë Socialiste.

    Si krizën më të madhe gjatë demokracisë Arta Dade cilësoi parlamentin e vitit’ 97, duke theksuar se kanë qenë kohë shumë të vështira pasoja e të cilave ndihen edhe sot.

    Dade u shpreh e keqardhur që Partia Socialiste nga partia më moderne me Nanon kryetar, tashmë është kthyer në një parti me një frymë ku vendos kryetari.

    “Partia Socialiste me Fatos Nanon kryetar krijoi një të majtë moderne. Brenda partisë debati edhe për çështjet më të nxehta ishte pa asnjë lloj doreze.

    PS-ja, deri në kohën që kam qenë pjesë, ka qenë partia më moderne dhe më e demokratizuar brenda strukturave.

    Qe fryma e përgjithshme e Fatosit, madje edhe kur ishte në burg si i dënuar politik, por edhe koleget e tjerë që e drejtuan partinë kishin një mendësi ndryshe nga të gjitha partitë.

    Besoj se ishte një ikje shumë e hershme, sepse ishte 53 vjeç, dhe kishte ende për t’i dhënë vendit, përtej rezervave që unë mund të kem për të”, tha ajo për “Dola te Ola” në “News 24”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit