spot_img
spot_img

Lëvizja e Berishës, që mund ta “vriste” Ramën

spot_img

Nga Bledi Lumani

Sali Berisha pretendon se SHBA i ka hequr “non grata”-n.

Për momentin, nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe thuhet se kemi të bëjmë veç me një tolerim amerikan, që Berisha mund të udhëtojë në SHBA, por vetëm kaq.

Le ta marrim të mirëqenë për një moment, se “non grata” e Sali Berishës ka rënë.

Kjo do të ishte një fitore e madhe politike e kreut të PD-së, që prej pesë vjetësh kërkon ta heqë këtë “njollë” të jetës së vet.

Por do të ishte edhe një moment reflektimi për të, jo veç gëzimi.

Nëse “non grata” ka rënë, a i vlen që ai të vazhdojë më në politikë, kur arsyeja përse u rikthye në krye të PD-së, ishte pikërisht beteja për të zhbërë “non grata”-n?

A nuk është momenti që ai të tërhiqet tani me “nder” dhe të çlirojë PD-në?

Kjo, pasi nëse do ta bënte, do të ishte një avantazh i madh për PD-në, por edhe një goditje e rëndë për PS-në dhe kryesisht për Edi Ramën, në këtë moment delikat për të, kur mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar.

Largimi i Berishës do ta linte të vetëm Edi Ramën përballë protestuesve, që kërkojnë jo vetëm largimin e tij, por edhe të kreut të PD-së.

Me largimin e Berishës dhe me gjithë elitën e vjetër të politikës, shumica e të cilëve tashmë janë në burg apo nën hetim nga SPAK, duke nisur nga Meta e me radhë, Rama do të ishte i vetmi në lojë nga “garda e vjetër”.

Dhe gjithë mllefi i protestuesve, do të derdhej mbi të.

Përfundimi pastaj dihet!

Por a e bën dot Berisha këtë, që me largimin e tij, të “vrasë” dhe Edi Ramën?

Natyrisht që jo.

E para, se “non grata” nuk ka rënë dhe ai e di fare mirë këtë gjë.

Dhe e dyta, problemi i tij më i madh tani nuk është “non grata”, por drejtësia.

Ndaj nuk mund të largohet nga politika dhe PD, pasi i duhet për të mbrojtur veten dhe familjen!

Për fatin e mirë të Ramës, kuptohet!

Lajmet e fundit