spot_img
spot_img

Si po gërryhet fuqia punëtore në Shqipëri: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

spot_img

Shqipëria po përballet me një rënie të shpejtë të fuqisë punëtore teksa ulja e popullsisë dhe emigrimi po gërryejnë një nga faktorët kyç të prodhimit ekonomik, punën.

Instituti i Statistikave raportoi se forca totale e punës në vend, treguesi që mbledh të punësuarit dhe të papunët, zbriti në 1 milionë e 258 mijë vetë në tremujorin e parë të këtij viti, nga 1 milionë e 278 mijë vetë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 1 milionë e 291 mijë vetë në tremujorin e parë të 2024-ës.

Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtore/ INSTAT: Në dy

Kjo do të thotë se në 2 vjet Shqipëria ka humbur mbi 32 mijë vetë ose 2.5 për qind të Forcës së Punës. Megjithatë edhe kjo shifër është e maskuar, pasi raportohet për popullsinë nga 15 vjeç e lart.

Nëse krahasohet mosha vitale, pra popullsia nga 15 deri në 64 vjeç atëherë, fuqia punëtore rezulton të ketë rënë me plot 54 mijë vetë në harkun kohor të dy viteve ose 4.6 për qind e totalit. Këto janë ritme dramatike të bjerrjes së forcës punëtore, të cilat reflektohen detyrimisht edhe në numrin e të punësuarve total në ekonomi.

Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtore/ INSTAT: Në dy

Sipas INSTAT, numri i të punësuarve për personat nga 15 deri në 64 vjeç ra me 40 mijë vetë krahasuar me të njëjtin tremujor të dy viteve më parë.

Të dhënat tregojnë se këta persona që kanë dalë nga tregu i punës janë zhdukur në askund. Kjo pasi popullsia inaktive ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel gjatë dy viteve të fundit, rreth 730 mijë vetë. Rrjedhimisht personat që mungojnë në tregun e punës ose janë larguar në emigrim ose janë rezultat i uljes së popullsisë.

Puna është një nga tre faktorët kyç të prodhimit ekonomik të një vendi. Dy faktorët e tjerë janë kapitali dhe produktiviteti. Rënia e fuqisë punëtore rrjedhimisht kërkon ose më shumë investime ose një produktivitet më të lartë të punës për të mbajtur të njëjtin nivel prodhimi në ekonomi. Për më tepër që ulja e fuqisë punëtore dhe numrit të të punësuarve bën presion mbi financat e shtetit, teksa më pak kontributorë duhet të mbajnë një numër më të lartë pensionistësh.

Lajmet e fundit