spot_img
spot_img

Dafina Zeqiri zbulon gjininë e bebit të dytë në një mënyrë të bukur!

spot_img

Pak javë pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël, Dafina Zeqiri ka zbuluar edhe gjininë e bebit të saj të dytë me partnerin, Kreshnik Gjergji.

Këngëtarja ndau disa momente të ëmbla në Instagram, duke i kthyer story-t në një mini “gender reveal” familjar. Në një nga fotot, Dafina, Kreshniku dhe djali i tyre, Daskan, shfaqen përpara një torte dhe disa tullumbacesh ku shkruhet “It’s a boy/ girl?”, duke lënë të kuptohet se familja po festonte zbulimin e gjinisë së bebit nr. 2.

Ndërsa në një tjetër foto, i vogli Daskan shihet pranë tullumbaces blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke konfirmuar kështu se Dafina është në pritje të një djali tjetër.

Kujtojmë se lajmin për shtatzëninë, Dafina e ndau gjatë koncertit të saj në Tiranë në kuadër të turit “Supernova”, ku u shpreh:

“Kam performuar veti i dytë.”

Në korrik të vitit 2025, Dafina dhe Kreshniku u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Daskanit, ndërsa shumë shpejt familja e tyre do të zgjerohet edhe me një tjetër djalë.

1.jpeg

2.jpeg

Lajmet e fundit