spot_img
spot_img

Fifi propozohet për martesë në skenën e ‘Dancing with the stars’

spot_img

Fifi dhe partneri i saj, Adis Patushi, duket se janë gati për dasmën. Në gjysmëfinalen e “Dancing with the stars”, Adisi i propozoi Fifit për martesë.

“Fif’, faleminderit që më bën kaq të lumtur. Je dielli dhe hëna ime. Je njeriu që më ndryshoi krejt jetën. Të dua!” ishte teksti që u shfaq në ekran, para se Adisi të ngjitej në skenë për t’i propozuar.

“Nuk e prisja kurrë në jetë, sepse Adisi nuk ka shumë qejf të dalë në televizion, edhe ta bënte këtë gjë këtu [nuk e prisja],” u shpreh këngëtarja.

Fifi dhe Adisi janë prindër të një djali, Theo Mal. Adisi ka edhe një djalë, Troi, nga marrëdhënia e dikurshme me modelen Adrola Dushi.

Lajmet e fundit