spot_img
spot_img

Fioralba Ponarit i bëjnë magji?! Gjen brenda një dhurate fije floku dhe nyje!

spot_img

Nuk e dimë se ç’marrëdhënie keni ju me ritualet dashakeqëse si magjia, por duket se moderatorja Fjoralba Ponari sapo ka rënë pre e një akti të tillë.

Përmes një video të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja e njohur ka rrëfyer se brenda një kutie dhurate ka gjetur fije floku dhe penj të lidhur nyç, që për ata që besojnë në rite të tilla kjo quhet magji.

Emrin e personit që i ka bërë dhuratën Fjoralba nuk e zbuloi por theksoi se edhe pse nuk beson në besytni të tilla, ajo e pranoi se ky veprim i ka krijuar një gjendje vërtetë të keqe.

Në videon e postuar Ponari mori dhjetëra komente shumica e të cilëve besonin se magjitë dashakeqëse vërtetë egzistojnë, por kishte dhe nga ato komente që aludonin se Fjoralba gjithçka mund ta ketë sajuar për të rrëmbyer vëmendje!

Nisur nga kjo ngjarje e moderatores së ëmbël, po ju keni rënë ndonjëherë pre e akteve të tilla?

Lajmet e fundit