14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fjoralba Ponari përlotet teksa flet për humbjen e nënës!

    Moderatorja Fjoralba Ponari ka nisur sezonin e ri në Portokalli, edhe pse për të kanë qenë javë të vështira për shkak të humbjes së nënën së saj në mënyrë të parakohshme.

    Moderatorja ka qenë e rezervuar dhe nuk ka preferuar të reagojë në lidhje me këtë humbje të madhe, duke u përpjekur ta mbajë për vete.

    “Jam përpjekur që ta mbaj për vete. Është një dhimbje që është e imja dhe jam përpjekur që ta mbaj për vete.

    Por që jeta vazhdon dhe duhet gjetur forca për t’u ringritur dhe për të frymëzuar të tjerët”, tha Fjoralba gjatë një interviste teksa nuk mundi të mbajë as lotët.

    Nëna e moderatores së njohur u nda nga jeta vetëm pak javë më parë në moshën 54-vjeçare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit