spot_img
spot_img

“Flej ta marrsha t’keqen”, Elisa Spiropali tallet me Lulzim Bashën

spot_img

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se qeveria socialiste po përpiqet të krijojë instrumenta për t’i shpëtuar frikës dhe ankthit që i ka kapur nga SPAK-u.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thotë se ishte Partia Socialiste ajo që e dëshiroi, e konceptoi dhe e krijoi SPAK-un, ndaj i sugjeron Bashës “të kthehet nga krahu tjetër dhe të flejë i qetë”, pasi nuk është nevoja që ta marrë në mbrojtje siç bën kohët e fundit.

Deklarata e Spiropalit:

“Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet!

Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte. Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd!

Lajmet e fundit