Në Parlamentin e ri Europian do të jetë edhe një eurodeputet shqiptar që do të përfaqësojë Greqinë. Ai është Fredi Beleri, i cili u kandidua nga Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek, Qiriakos Mitsotakis.
Kur në vend ishin numëruar mbi 90 për qind të votave, Beleri renditej i treti, si më i votuari, në listën me 7 kandidat fitues të Demokracisë së Re, por me një diferencë të madhe votash në raport me kandidatët pasues.
Pavarësisht kësaj Beleri, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, do ta ketë të pamundur ta ushtrojë mandatin pasi ai është i dënuar në Shqipëri me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor.
Ndërkohë ka mbetur jashtë Parlamentit Europian, Piro Dhima.



