11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Friendzone” është një mit?

    E ke parë aq shumë herë në filma dhe seriale! “Friendzone”, frika e madhe pas çdo takimi. Kur dikush thotë se është në këtë zonë, zakonisht nënkupton se dëshiron të ketë një marrëdhënie më intime, romantike, ose seksuale me një person që e konsideron “thjesht mik/e”.

    Por përgatitu për një bombë: “zona e miqësise” është një mit! E pabesueshme, apo jo? Le të të japim pak kohë për ta kuptuar më mirë.

    E dimë që është vërtet e rëndë kur ke ndjenja për dikë që nuk ndjen njësoj për ty. Është në rregull të ndihesh i zhgënjyer ose i lënduar. Por arsyeja pse e quajmë “zonën e mikut” mit është sepse nuk ka ndonjë “zonë” ku mund të të vendosë dikush tjetër. Çdo person ka të drejtën të vendosë se kë do dhe kë nuk do të takojë apo të jetë në raporte të tjera me të.

    Nëse dikush thotë se është në këtë zonë, zakonisht nënkupton se duhet të “dashurohet” si “shpërblim” për investimin emocional dhe kohën e kaluar si “mik”. Mund të mendojnë: “Kam qenë një mik kaq i mirë për ty, kështu që duhet të jesh e dashura ime!” Ose ndoshta: “Nëse jam shumë i/e mirë me të, si përfundim do të dojë të jetë e dashura ime!”

    E vërteta është që askush nuk është i detyruar të ndjejë për dikë tjetër, për çfarëdo arsye.

    Vetëm sepse ke ndjenja për dikë, nuk do të thotë se të takon dashuria e tyre dhe anasjelltas.

    Nëse ke shprehur interesin tënd për të dalë me dikë dhe ata të kanë bërë të qartë se nuk duan të dalin me ty, reagimi i shëndetshëm është të respektosh vendimin e tyre.

    Përpjekja për t’i manipuluar për të ndryshuar mendjen ose ndjenjat e tyre duke vepruar si mik nuk është e shëndetshme. Të jesh një mik i vërtetë për dikë do të thotë të duash dhe të respektosh atë që është dhe çfarë do dhe nuk do, edhe nëse kjo do të thotë se ti nuk merr gjithçka që dëshiron prej tyre.

    Përsëri, është e kuptueshme nëse ndihesh i/e lënduar nga kjo situatë. Ndërsa po përpunon ndjenjat e tua, mund të dëshirosh të marrësh pak kohë larg nga ky person.

    Nëse ndihesh rehat, mund t’i thuash diçka si: “E kuptoj që nuk ndjen njësoj për mua, por kam nevojë për pak kohë për veten tani.”

    Përqendrohu në gjërat që të pëlqejnë – aktivitete argëtuese, pasionet, ose thjesht të jesh me njerëz të ndryshëm. Me kalimin e kohës, mund të zbulosh se je i/e lumtur të jesh mik/eshë me atë person dhe të vazhdosh të ndërtosh një miqësi të shëndetshme me të ose ndoshta do të vendosësh që është më mirë të ecësh përpara. Kjo është plotësisht zgjedhja jote.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit