spot_img
spot_img

Frika nga burgu – Ilir Meta akuzon dhe Leartin si tradhtar, truprojën e vet

spot_img

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dëbuar gardistin Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh.

Në protestën e zhvilluar para disa ditësh para Bashkisë së Tiranës, Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.

“Edhe dal mes Tiranës, pa badigardë, s’më duhen badigardët, e që ta dini, i kam pëzënë badigardët e Gardës së Republikës, se që ta dini, ata nuk janë punonjës së Gardës së Republikës.

Ata janë patronoazhistë të Rilindjes dhe të këtij sekti të shëmtuar. Unë jam Ilir Meta dhe përpara qytetarëve të Tiranës e kam shëmbur atë Parkun Rinia atje, dhe se Edi Rama nuk më vinte në mbledhje, se e merrnin gjithë të fortët e Tiranës, se s’më merrnin dot mua.” – është shprehur Ilir Meta.

Pak kohë më parë ai akuzoi edhe të shoqen, Monika Kryemadhi, se po përdoret nga Altin Dumani.

Pse u tërbua Ilir Meta me gardistët që e mbrojnë, dhe i përzuri?

Ilir Meta thotë se ka dëbuar gardistët që e mbrojnë, mes tyre dhe Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh.

Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.

Por arsyeja e vërtetë pse Meta ka larguar truprojat e tij janë hetimet e SPAK ndaj ish-presidentit.

Vox News ka mësuar se kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë vajtur për kontrolle në selinë e Partisë së Lirisë, gardistët nuk i ndaluar. Ky veprim ka ngjallur zemërimin e Metës që ka dëbuar menjëherë tre gardistët që i shërbenin si truproja.

Ndërkohë, komandat i Gardës së Republikës ka argumentuar me anë të një shkrese punonjësit e Gardës ruajnë fizikisht ish-presidentin dhe nuk mund të pengojnë asnjë organ tjetër ligjzbatues të bëjë detyrën.

Gjithashtu në fund të shkresës i kanë kërkuar Metës që të bëje propozime për emrat që kërkon nga Garda si shoqërues.

Por zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist.

Vox News mëson se BKH ka bërë kontrolle jo vetëm në selinë e Partisë së Lirisë, por edhe në banesën e Ilir Metës.

Ndërkohë lidhur me largimin e Laert Gjoka ka pasur një reagim edhe nga ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit e ka kritikuar veprimin e Metës, duke e vlerësuar gardistin si një punonjës shembullor.

Lajmet e fundit