19.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Funde të gënjeshtërta”, Arnita Beqiraj flet për ndarjen nga Arbër Çepani

    Regjisorja e njohur Arnita Beqiraj është përfolur shumë për ndarjen nga ish-banori i “Big Brother Albania”, Arbër Çepani.

    E ndërsa asnjëri s’ka dalë hapur ta pranojë këtë, të dy ata kanë dhënë intervista ku flasin për të ardhmen pa përmendur njëri-tjetrin.

    Së fundmi Arnita ka folur në një intervistë në “Pushime on Top” për jetën e saj. Ajo po ashtu është pyetur edhe për fundin e një raporti.

    “Unë jam një njeri që padyshim e shoh veten pas njëfarë kohe me një familje, është brenda dëshirave të mia. Fundet e pakëndshme për mua janë padyshim fundet e gënjeshtërta, ato që janë të pavërteta.

    Unë nuk i jap vetes atribute të fal ose të mos fal, unë kam në dorë vetëm të pranoj ose të mos pranoj diçka”, ka thënë ajo, mesazh i cili duket si referim për lidhjen e saj të gjatë me Arbër Çepanin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit