Nga Bledi Mane
Mos më keqkuptoni, nuk jam mjek dermatolog të mbush receta me ilaçe për të shëruar fytyra të tilla të yndyrosura e të brazdëzosura nga dallaveret me pushtetet. Unë jam gazetar dhe përdor terapinë e lajmit për shërim kolektiv para se pacienti ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale estetike por duke pranuar si fillim shkakun.
Në dy fotot nga ana e djathtë lartë e poshtë po shikoni dy pacientë:
I pari është Ylli Rakipi i zbritur në Tiranë nga fshati Barmash i rrethit të Kolonjës. Badakçi provincial që i sforcuar në gazetarinë e kryeqytetit përlau godinën e Shtëpisë së Rinisë Komuniste në Tiranën e Re. E zaptoi në kohën e Sali Berishës president 1995, e privatizoi në kohën e Ilir Metës kryeministër 2001, dhe ndërtoi super pallat duke marrë leje ndërtimi në kohën e Edi Ramës kryebashkiak i Tiranës 2004.
Në fotografinë poshtë, majtas është vëllai i Yllit, jo i meteorit, por i Yllit. Albert Rakipi, edhe ky i zbritur në Tiranë nga Barmashi i Kolonjës, ish zëvendës ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë së vitit 1997 kur spiunët, fajdexhinjtë dhe kriminelët e Sali Berishës i paiste me pasaporta diplomatike dhe largoheshin nga vendi ynë.
Alberti u konvertua bashkë me gruan e tij Jerina Zaloshnja në shoqëri civile e pasi hapën një shoqatë, përlanë me ndihmën e vëllait, një super sipërfaqe ngjitur me shkollën 9-vjeçare Edit’h Durham (ish shkolla 11 Janari) në zemër të Tiranës së re.
E përvetësuan, e privatizuan dhe morrën leje ndërtimi nga Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie në Tiranë…
Nuk jam mjek dermatolog që u riparoj cipën e fytyrës këtyre dy vëllezërve por jam thjesht një gazetar që u gris edhe cipën e fytyrës, u gris edhe brekët me llamarinë jo vetëm këtyre dy vëllezërve biologjikë por edhe katër vëllezërve politikë siamezë Edi Rama dhe Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Dhe ju vazhdoni ndiqni çdo natë Ylli Rakipin kur debaton për dallaveret dhe korrupsionin në ekranin e mejhanes televizive të djalit të Aleksandër Meksit.
😉😂✌