G Bani ka ndarë një histori personale në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke treguar për një lidhje që ka pasur me një vajzë për pesë vite.
Gjatë bisedës me banorët e tjerë ai ka treguar se ajo i kishte ndryshuar jetën, duke u shprehur: “ajo më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë”.
“Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë. Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë.
Pastaj rashë në dashuri me një tjetër pas 4-5 muajve. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze. Qëndrova 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua”, u shpreh ai.