19.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari i RAI pranon gabimin me sekretarin e Ramës

    Tre ditë pasi pretendoi në emisionin e tij se sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, nuk i ishte përgjigjur kërkesave të tij për të folur, gazetari i RAI, Giorgio Mottola, ka vendosur të pranojë publikisht gabimin e tij.

    Kështu, RAI ka publikuar të plotë letrën e Agaçit, ku ky i fundit i përgjigjet me shkrim pyetjeve të gazetarit.

    Letra mban datën 5 prill dhe duket qartë se Agaçi i ka dhënë përgjigje çdo pretendimi të gazetarit, përgjigje që çuditërisht, ai nuk i pasqyroi në emisionin e tij në RAI 3.

    Pyetja që lind është pse gazetari i publikoi sot përgjigjet dhe jo kur bëri emisionin ku
    thoshte se Agaçi nuk ishte përgjigjur?

    Përse gazetari gënjeu publikisht tre ditë më parë?

    A është frika nga gjyqi arsyeja pse publikoi dje përgjigjen e Agaçit që po vetë gazetari pretendonte se nuk ekzistonte?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit