20.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gebrüder Weiss, 67 milionë euro për zgjerim rrjeti dhe dixhitalizim

    Në vitin e kaluar financiar kompania ndërkombëtare e transportit dhe logjistikës Gebrüder Weiss realizoi një xhiro neto prej 3,01 miliardë euro. Kjo është e barasvlershme me një rritje prej 18 për qind krahasuar me vitin paraardhës (2021: 2,54 miliardë euro). Kështu kompania logjistike vazhdon me zhvillimin pozitiv të viteve të kaluara. “Ia kemi dalë të vazhdojmë ndjekjen e qëllimeve tona strategjike në një mjedis sfidues. Kemi zgjeruar pozicionin tonë në tregjet thelbësore të Evropës Qendrore dhe Lindore, të SHBA-së dhe Azisë, si dhe kemi çuar përpara temat qendrore të dixhitalizimit dhe neutralitetit klimatik deri më 2030. Rezultatet e kënaqshme në të gjitha fushat e biznesit tregojnë se jemi në një pozicion solid dhe të aftë për të ardhmen”, thotë Wolfram Senger-Weiss, Drejtor Ekzekutiv pranë Gebrüder Weiss. Edhe kuota e kapitalit të vet u rrit gjithashtu dhe tani përbën sërish rreth 60 për qind, gjë që nënvizon forcën e kompanisë në krizë dhe dallon Gebrüder Weiss si një punëdhënës të sigurt (2021: 57 për qind).

    Me 1.479 milionë euro transporti tokësor realizoj rritje xhiro 16 për qind (2021: 1.277 milionë euro). Sektori i produktit Home Delivery qëndroi në nivelin e vitit paraardhës dhe realizoi rreth 1,53 milionë dërgesa në shtëpi private në Austri dhe Evropën Lindore (2021: 1,58 milionë dërgesa). Në këtë mënyrë Gebrüder Weiss ruajti pozicionin e tij të liderit në treg në këtë segment. Rritje të ndjeshme pati sektori i kompanisës Air & Sea, i cili e mbylli me 1.272 milionë euro dhe me një xhiro plus prej 24 për qind (2021: 1.024 milionë euro). Kontribut të rëndësishëm në këtë rritje dhanë tarifat e larta të mallrave të kompanive të transportit detar dhe linjave ajrore. Vëllimet e dërgesave mbetën pothuajse konstante në DPD Austri, ku Gebrüder Weiss Parcel Service është një bashkëaksioner: 66 milionë paketa u transportuan vitin e kaluar (2021: 66,5 milionë).

    Zgjerimi i rrjetit ndërkombëtar
    Pavarësisht situatës së vështirë ekonomike në kontekstin e luftës në Ukrainë, çështjes së energjisë dhe inflacionit në rritje, Gebrüder Weiss i qëndroi strategjisë së saj të investimeve në vitin 2022. U investuan 67 milionë euro në total në konsolidimin e rrjetit të vetë kompanisë dhe zgjerimin e vendndodhjeve dhe shërbimeve ndërkombëtare. Kompania u fokusua në Gjermani, Hungari, Rumani dhe SHBA, si dhe Turqi dhe Gjeorgji – dy të fundit si lidhje qendrore në Korridorin e Mesëm, në të cilin kompania e logjistikës zgjeroi lidhjet e saj të transportit në Azinë Qendrore dhe Kinë.

    Në tregun e rëndësishëm të logjistikës Gjermani, Gebrüder Weiss arriti të konsolidojë pozicionin e saj në transportin ajror dhe detar, si dhe në transportin tokësor. Në Gjermaninë Jugore kompania përfundoi procesin e riemërtimit të transportuesit bavarez të mallrave Lode në Gebrüder Weiss Waldkraiburg. Është planifikuar zgjerimi i mëtejshëm i rrjetit të transportit tokësor në Gjermaninë Jugore dhe janë vënë gurët e parë të themelit në fillim të vitit 2023 me blerjen e kompanisë së transportit Rentschler në Baden-Vyrtemberg. Me zgjerimin e rrjetit u rit edhe numri i punonjësve: Ky numër u rrit me gjashtë përqind në rreth 8.400 punonjës (2021: 7.900)

    Të tjera në fokus: Dixhitalizimi dhe qëndrueshmëria
    Në vitin 2022 u ndoq në mënyrë konsekuente strategjia e dixhitalizimit “Best of Both Worlds”, nën të cilën Gebrüder Weiss e kupton një kombinim të ekspertizës operacionale dhe dixhitale. Përveç kësaj portali i klientëve myGW ndër të tjera u zgjerua më tej globalisht. Portali u ofron klientëve në kohë reale informacione mbi fluksin e mallrave të tyre dhe rrjedhimisht transparencë maksimale përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. “Qëllimi ynë është të ofrojmë zgjidhjet më të mira për zinxhirët e furnizimit të klientëve tanë duke minimizuar ndikimin në mjedis. Për t’ia arritur kësaj ne investojmë vazhdimisht në objektet tona logjistike dhe mjetet dixhitale, në trajnimin e punonjësve tanë dhe në mundësi transporti miqësore me mjedisin”, shpjegon Wolfram Senger-Weiss.

    Fakti që Gebrüder Weiss është qartazi e përkushtuar ndaj qëllimeve të qëndrueshme dhe dëshiron të japë kontributin e saj në mbrojtjen globale të klimës është dokumentuar nga kompania logjistike në raportin e saj të qëndrueshmërisë “Raporti I qëndrueshmërisë” të publikuar në 2022. Deri në vitin 2030 objektet logjistike të vetë kompanisë do të operohen në një bazë neutrale ndaj klimës. Për këtë qëllim, kompania po mbështetet gjithnjë e më shumë në energjinë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe vitin e kaluar ka instaluar katër sisteme të reja fotovoltaike me vendndodhje në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Në total janë 22 sisteme të tilla në operim, të cilët kursejnë çdo vit 1.110 ton CO2. Në vitin 2023 zgjerimi do të vazhdojë në këto vende dhe në Evropën Lindore.

    Lëvizje ka pasur edhe në zonën e motorëve alternativë: Pas testeve të suksesshme në distanca të gjata të kamionit me hidrogjen të vetë kompanisë, Gebrüder Weiss do të vazhdojë të investojë në këtë teknologji: në vitin 2023 është planifikuar që do të lëvizin pesë kamionë H2 të ri në Gjermani. Është planifikuar gjithashtu rritja e mëtejshme e numrit të furgonave elektrikë për transportin e mallrave urban në Austri dhe Evropën Lindore.

    Për vitin 2023 Gebrüder Weiss pret që biznesi i logjistikës të kthehet në normalitet. Aktualisht, numrat e dërgesave janë pak në rënie dhe tarifat në transportin ajror dhe detar të mallrave janë rikthyer pranë niveleve të vitit 2019. Në këtë drejtim pritet gjithashtu një tendencë në zbritje e xhirove. Situata e përgjithshme gjeopolitike mund të sjellë komplikime shtesë. Wolfram Senger-Weiss shton: “Pandemia dëshmoi se sa efikase është logjistika dhe sa shpejt mund t’i përgjigjet kushteve në ndryshim. Gebrüder Weiss mundi të konsolidonte bazën e saj solide financiare dhe të vazhdonte të nxiste inovacionin. Ne jemi pranë klientëve tanë dhe krijojmë shërbimet e duhura dixhitale nga nevojat e tyre. Natyrisht, parashikimin aktual ekonomik, inflacionin e lartë dhe luftën në Ukrainë e shohim me respekt dhe shqetësim. Pavarësisht të gjithave, si kompani e fortë mbetemi besimplotë.”

    Rreth Gebrüder Weiss

    Gebrüder Weiss Holding AG, me seli në Lauterach (Austri), është një kompani logjistike që vepron në të gjihë botën me shërbime të plota me afërsisht 8.400 punonjës dhe 180 vendndodhje në pronësi të kompanisë. Së fundi, kompania realizoi një xhiro vjetore prej 3 miliardë euro (2022). Në gamën e shërbimeve përfshihen zgjidhjet e transportit dhe logjistikës, shërbime dixhitale dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit. Kombinimi i kompetencës dixhitale dhe fizike i mundëson kompanisë t’i përgjigjet shpejt dhe me fleksibilitet nevojave të klientëve. Me një larmi masash ekologjike, ekonomike dhe sociale, kompania familjare, historia e së cilës në sektorin e transportit kthehet më shumë se 500 vjet në kohë, konsiderohet sot edhe si pioniere për sa i përket biznesit të qëndrueshëm. www.gw-world.com

     Kontakt

    Gebrüder Weiss Unternehmenskommunikation

    Merlin Herrmann

    [email protected]

    Bundesstraße 110, A-6923 Lauterach

    T +43.5574.696.2169

    F +43.5.9006.2173

    www.gw-world.com/de/news

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit