Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë shumë aktiv gjatë seancës së kësaj të enjte në Parlament.
Jo vetëm me fjalimet e tij, por dhe me takimet dhe bisedat me kolegët.
Fillimisht u fotografua me Taulant Ballën, pastaj zbriti poshtë të diskutonte me Bledi Çuçin, ndërsa më pas u ngjit sërish sipër dhe diç komentonte me Belinda Ballukun.




