9.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Gjestit i duhet urdhër mbrojtje nga Egli”, personazhi i njohur komenton lidhjen mes tyre: Po ia merr frymën, nuk e lejon të flasë

    Ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” ishin të ftuar Gazmend Ujkashi, Artjon Bakaj, Shkëlzen Brahaj, miku i Jozit, Nensi Kola dhe mikesha e Eglit, Mardjola Bacco.

    Ata diskutuan rreth situatave të fundit në “Big Brother VIP 4”. Gjatë diskutimit u përfshinë në një debat mbi ngjarjet dhe dinamikat që u zhvilluan gjatë “Prime”-it të së martës në lidhje me eleminimin e Xumit, pasi e futi në nominim Egli me arsyen e “përndjekjes”.

    Në një moment gjatë diskutimit në studio Artjoni ndahu një mendim duke u shprehur se në fakt është Egli ajo që po përndjek Gjestin duke mos e lënë asnjë moment vetëm.

    Për mendimin tim, Gjestit ne duhet t’i japim ose t’i kërkojmë Gjykatës një urdhër mbrojtje nga Egli. Është shumë e tepërt ngacmimi dhe përndjekja që i bën. Është shumë e rëndë përndjekja që i bën.

    Përndjekja dhe bezdisja që Egli i bën Gjestit është më e rëndë se ajo që i bën Xumi. Ai e linte të fliste, kjo nuk i lë hapsirë të flasi. Sapo ai hap gojën zëvëndësohet nga fjalët e Eglit, shohim fytyrën e Gjestit dhe zërin e Eglit në krahë.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit