spot_img
spot_img

Këngëtari i njohur shpërhen ndaj protestuesve: Kafshë të droguara, qelbësira, kërma. Policia mbron deputetët, ndërsa ne jo

spot_img

Bllokimi i rrugëve në ditën e 102-të të marshimit të qytetarëve në Tiranë është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e protestës.

Një denoncim publik është bërë nga kantautori Sajmir Çili, i cili i irrituar se mbrëmjen e djeshme nuk i kanë liruar rrugën teksa ai ishte me fëmijë të vogël, shkruan se është përplasur me një person të dobët me mjekër.

Çili shton se përveç bllokimit të rrugëve, protestuesit djeshëm kanë pasur një sjellje jo njerëzore pasi kantautori zbulon se është goditur me kamera në fytyrë.

“Këta nuk janë Protestues! Por janë kafshë të droguar!

Nuk janë qytetarët e vërtetë!!! Pasi i kërkova me mirësjellje të lironin rrugën, sepse isha me fëmijë të vogël, jo vetëm që nuk e hapën por një person i dobët me mjekër që ishte duke regjistruar apo ishte në live, më goditi me kamera në fytyrë.

Policia nuk gjendet kurrkundi, dhe pse telefonova 112. Policia po i le në baltë qytetarët të rrihen me njeri tjetrin. Sa mirë i mbron Deputetët në parlament !!! E

ku duhet ta bëj denoncimin në këtë rast tek “Policia që duam” ??? Ps; Ju përfundimisht jeni qelbësira kërrma, etj.etj… jo qytetar protestues!!” shkruan Çili në postimin  e tij.

Në përmbyllje të reagimit, kantautori kërkon reagimin e Policisë për këtë sjellje jonormale të disa protestuesve.

Lajmet e fundit