spot_img
spot_img

Gjithçka për të fituar: Belind Këlliçi nxjerr të fejuarën “socialiste” në intervistë

spot_img

Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, në një rrëfim në studion e Adi Krastës, tregoi se si është njohur me Belindin.

Anna tha se fillimisht janë parë në një lokal në Tiranë, kanë biseduar dhe më tej kanë qenë disa takime që i kanë afruar dhe bërë bashkë.

Takime jo vetëm në Tiranë, por edhe në Itali ku Anna ka studiuar. Një nga surprizat që Belindi ka bërë, ishte kur i shkoi në qytetin ku Anna po kryente universitetin, pa e lajmëruar.

Kjo është hera e parë që Anna shfaqet në një intervistë me Belindin. Ajo pohoi se gjendet aty, për shkak se i beson Belindit dhe planit që ai ka për Bashkinë e Tiranës.

Shkreli u shpreh e shqetësuar për ndryshimet që kanë ndodhur në qytet, duke sjellë humbjen e identitetit.

E pyetur nga Krasta për qëndrimin e saj për prishjen e Teatrit, kundërshtimin e saj, Anna tha se kjo ka qene zgjedhja e saj, bazuar mbi dashurinë për qytetin, për trashëgiminë e tij.

Kujtojmë që Anna Shkreli është vajza e Artan Shkrelit, një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës, dhe prej vitesh zyrtar i lartë i qeverisjes socialiste.

Lajmet e fundit