17.5 C
Tirana
E premte, 3 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Graciano flet për krizën në lidhjen me Argjirën: Në këto momente, nuk shoh dot njeri tjetër

    Graciano ka folur për marrëdhënien e tij me Argjirën, gjatë një bisede me Françeskën, brenda “BBVA 3”. Banori ka treguar se ka një zënkë dhe një krisje në raportin e tyre, duke rikujtuar edhe një diskutim të tyrin, 1 vit më parë. Moderatorja kishte shprehur dëshirën që të kishin një fëmijë, ndërsa Graciano nuk ndihej gati. Megjithatë, të dy kishin dakordësuar që të prisnin momentin e duhur.

    “Jam zënë. Me thënë të drejtën, mezi pres ndonjë gjë. Ajo më ka thënë që të mos e përmend brenda. Jam pak si në alarm dhe shpresoj që kur të dal të ftillohem. Edhe ditën që e pyeta mamin, ajo më tha se kishte folur (me Argjirën), por situata ishte si e ftohtë”.

    Në lidhje me dëshirën e Argjirës për të pasur një fëmijë, Graciano u shpreh:

    “Argjira e pati një vit që e vendosi që donte fëmijë, por unë nuk isha gati. Duhet ndjerë mirë nga të dyja palët. Edhe kur thonë gratë ose burrat që do bëjnë një fëmijë, duhet ndjerë mirë nga të dy. Duhet të jetë e pjekur gjëja, nga të dy”.

    Ai shtoi se edhe Argjira ka pasur dilema sepse nuk ishin krijuar kushtet.

    “Dashuria është shumë e madhe, por ndonjëherë nuk mjafton. Nëse ndahem nga Argjira përfundimisht, s’e di, më duket shumë e vështirë për të filluar me një person tjetër. Më duket gati e pamundur, pavarësisht se jeta vazhdon. Por, në këto momente, nuk shoh dot njeri tjetër”, u shpreh ai, por theksoi edhe se dëshira për një fëmijë nuk është arsyeja e krisjes mes tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit