10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja me sëmundje të rrallë të gjakut bëhet nënë, rasti i parë në Shqipëri

    Një rast suksesi u arrit tek një paciente e diagnostikuar përpara shtatzënisë me trombocitopenia, purpure idiopatike, falë bashkëpunimit të mjekëve obstetër-gjinekologë, mjekëve reanimatorë, hematologë dhe atyre pediatër në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

    Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

    “Falë kësaj ndërhyrje pacientja dhe bebi i saj gëzojnë shëndet të plotë. Ky është rasti i parë në Shqipëri i dokumentuar që një shtatzëni e tillë të shkojë deri në muajin e 9-të duke shpëtuar jetën e nënës dhe vogëlushit të saj”, theksoi Koçiu.

    Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për ekipin e mjekëve: Prof. dr. Eliona Demaliaj, dr. Marinela Lica, dr. Zef Delia, dr. Adela Perolli dhe dr. Spiro Dama.

    Në videon e publikuar nga ministrja Koçiu, prof. dr. Eliona Demaliaj tha se “sakrificat e një nëne janë të pafundme. Nëna përpara shtatzënisë vuante nga një patologji e rëndë në shtatzëni. Nëna me dashurinë e madhe për të pasur fëmijë rrezikoi jetën dhe mori përsipër vazhdimin e shtatzënisë, por pati besim tek mjekët dhe sistemi shëndetësor publik dhe duke bashkëpunuar me ne arriti të ketë shtatzëni të suksesshme dhe fëmija të gëzojë shëndet të plotë”.

    Dr. Zef Delia u shpreh se “Irma Sulaj, 35 vjeçe erdhi nga Berati në Tiranë për një trajtim më të kualifikuar, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë e gjakut. Bebi edhe nëna e re, Irma Sulaj falënderoi mjekët për përkushtimin e tyre”.

    “Falë përkushtimit të prof. dr. Eliona Demaliaj për 9 muaj rresht arrita të kem djalin tim Amar sot në krahë”, tha Sulaj duke shtuar se “mjekët janë heronj”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit