spot_img
spot_img

Habit Agron Gjekmarkaj: Kush është ai shqiptar që sot beson se Berisha është i korruptuar?

spot_img

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, komentoi lirimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai theksoi se vendimi i gjyqtares së GJKKO shmangu një skenar të paparashikueshëm për Shqipërinë.

“Koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar, por dyshimi për ta shpallur të tillë Berishën”, theksoi deputeti.

“Është bërë një dëm i madh për të gjithë kohën që është izoluar.

Koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar.

Por dyshimi për ta shpallur të tillë Berishën, jemi në një moment reflektiv.

Raporti i individit me historinë si raporti që ka vendosur një gjyqtare, ka shpëtuar Shqipërinë me skenarë të paparashikuar.

Dy pjesë të shoqërisë po shikoheshin egër, është shmangur një skenar i paparashikuar.

Nuk ishte vetëm një motiv i vetëm (lirimi i Berishës), paçka se gjyqtares i bën nder një akt i tillë.

Janë një sërë rrethanash, ishte Gjykata e Strasburgut që mund të turpëronte drejtësinë shqiptare, zhvillime të tjeera botërore, që vala vjen edhe në bregun shqiptar, jo drejtpërdrejt.

Por fitorja e Trump, pasi vetë ai ka qenë një personazh që e ka vuajtur. Është instikt vetëmbrojte për të pritur se çdo të ndodhë nesër”, tha Gjekmarkaj në Top Story.

Lajmet e fundit