spot_img
spot_img

Habit Armand Shkullaku: Ilir Meta u çmend për faj të Edi Ramës, po na çmend të gjithëve

spot_img

Armand Shkullaku, në një analizë të botuar tek Lapsi.al për marrëzitë e fundit të Ilir Metës, e justifikon atë, duke thënë se ai është çmendur për shkak të regjimit të Ramës.

Sipas tij, regjimi i Edi Ramës po i çmend të gjithë.

“Ilir Meta ka mbi shpinë plot mëkate të abuzimit me pushtetin kur ka patur mandatin ta ushtrojë atë. Veprimet e tij janë edhe kostot që po paguan ai përsonalisht dhe forca politike që ai drejton. Ato mëkate që herë aminstoheshin nga Sali Berisha e herë nga Edi Rama, kur iu duheshin numrat e LSI, mbeten në hipotekën e Ilir Metës. Por nuk janë kurrsesi alibija për katastrofën që ka prodhuar Rilindja. Aq më tepër bëhet qesharake, kur kjo katastrofë tentohet të mbulohet nga çmenduria e Ilir Metës.

Ilir Meta mund edhe të jetë çmendur, por kjo nuk na shpëton nga çmenduria e një regjimi që nuk ka asnjë kufi për ta ndalur. Më mirë një i marrë që bërtet, se sa qindra mijë të tjerë që pranojnë të drejtohen nga marrëzia e një pushteti. Me gisht nuk duhet treguar Ilir Meta, por ata që e kanë kthyer vendin në çmendinë prej nga ku duan të ikin të gjithë”, shkruan Shkullaku.

Lajmet e fundit