20.5 C
Tirana
E martë, 7 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit ish-banorja e BBV: Të gjithë do të donim një partner si Luiz Ejlli

    Ish-banorja e “Big Brother”, Fjorentina Halili dhe gazetarja Jetona Koçibelli, të ftuara në “Wake Up”, kanë folur rreth banorëve të “BBV2”.

    Teksa ditët e fundit po komentohen shpesh ofendimet dhe komentet seksiste që ai bën ndaj vajzave brenda shtëpisë së BBV, një deklaratë e papritur ka ardhur nga Fjorentina Halili.

    Gjatë bisedës Fjorentina ka shprehur se të gjithë vajzat, do donin një partner si Luizi, duke u bazuar tek sjellja dhe përkushtimi i tij që ka ndaj Kiarës.

    Fjorentina Halili: Unë mendoj që të gjithë do donin të kishin një partner si Luizi, edhe unë që nuk është se kam empati për të.

    Blendi Salaj: Ti s’ke empati, por do doje të kishe një partner si ai?

    Fjorentina Halili: Me sjelljen, nuk më pëlqen si person, ku di un në paraqitje, në fizik, këto, por jo me sjelljen. Më pëlqen mënyra se si… Po kush është ajo vajzë që nuk do të puthësh te koka, faqja, buza, ti bësh kafen.

    Neada Muçaj: Po mirë, meshkujt e bëjnë këtë, nuk e bën vetëm Luizi.

    Fjorentina Halili: Jo se ka dhe nga ata që nuk e bëjnë jo. Kur je i martuar bëhen këto gjëra, ti Blendi e bën?

    Blendi Salaj: E bëj, sigurisht që e bëj.

    Fjorentina Halili: E pra se e ke mëngjes për mëngjes tek shtëpia. Është ai llafi që “kur je shkodran, tana i bën”. Ai i ka të gjitha, ka batutën, ka sjelljen.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit