Grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”, kanë siguruar akses në të dhënat e kompanisë “One Albania”.
Në llogarinë e tyre në “Telegram”, ata njoftuan se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.
Sipas tyre, të dhënat do të publikohen së shpejti:
“Misioni ka filluar (DDMC)
Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.
Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.
Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!”
Në një tjetër mesazh, hakerët shpjegojnë me video si ka rënë sistemi i kompanisë celulare pas sulmit, ndërsa shtojnë se One Albania është bërë shënjestër pasi ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.



