spot_img
spot_img

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt, SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së tij në Palasë

spot_img

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar ditën e sotme vilën në pronësi të Albina Manckës, ish gruas së Arben Ahmetajt, në Palasë.

Mësohet se urdhri i SPAK është dhënë në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.

Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ahmetaj ankimoi pak ditë më parë vendimin për kontrollet në banesat e ish gruas dhe partneres së tij duke e cilësuar atë të paligjshëm.

Lajmet e fundit