3 adoleshentë nga Britania kanë zgjedhur Himarën për të punuar por edhe pushuar.
Ata thonë se punojnë në Shqipëri gjatë sezonit të verës dhe më pas me paratë që mbledhin nga paga e tyre, bëjnë edhe pushimet.
“Jemi këtu për t’u argëtuar dhe fituar para ndërkohë. Jemi 3 shokë që vijmë nga Anglia.
Shijojmë verën, shijojmë diellin dhe takojmë njerëz të rinj. Më pëlqen të takoj njerëz të rinj, kultura të reja”, thotë një prej tyre për Dritare.TV.
“Për mua ka qenë përvoje e shkëlqyer. Merr ca para, shijon edhe plazhin. Zakonisht mbarojmë turnin e mëngjesit, pastaj shkojmë në plazh për afro 3 orë.
Rrimë aty, pushojmë, lahemi madje dhe flemë. Në 17.30 e mbyllim punën dhe pastaj dalim.
Zakonisht punojmë 7-8 orë pasi jemi më të rinj se të tjerët. Jemi të kënaqur me pagën dhe do të rikthehemi sërish vitin që vjen”, thotë një tjetër.



