9.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Historia e fotografit shqiptar që rrezikon jetën për të kapur kafshët e egra: Kam ndjekur 7 tufa me ujqër

    Egzon Kodraliu është fotografi shqiptar i botës së egër, që po korr shumë sukses në Itali. Ai ka treguar të gjitha vështirësit që kalon gjatë realimit të fotove, madje rrezikon edhe jetën e vetë.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Egzoni ka zbuluar se arma që ka me vete është aparati fotografik, pasi kafshëve i duket si e tillë. Sakaq, ai ka thënë se kafsha që ka më shumë frikë është derri i egër, pasi një herë ka pasur një sulm prej ti.

    “Siç çdo moment kafshët e egra kanë lëvizje të papritura, në çdo moment rreziku është afër, por duhet me i studi kafshët, me i dit lëvizjet si i kanë.

    Rregulli i parë është që në bjeshkë duhet të shkosh avash-avash për të fotografur. Besoj se një person është pak dhe dy janë shumë, dmth shkoj vetëm në çdo moment, nuk e marr askënd me vete se askush nuk i fotografon kafshët e egra si dua unë.

    Unë marr armë me vete për mbrojtje, por duhet të studioj pak lëvizjet e kafshëve se si duhet të sillem kur t’i kem para. Unë ndjek arinjtë dhe përcjellë nja 7 tufa me ujqër për t’i fotografuar. Ata e dinë kur unë jam aty, por deri tani nuk më kanë bërë diçka.

    Një herë kam pasur një sulm nga një derr i egër dhe tani i kam shumë frikë, por në fund shkoi mirë se ai u largua.

    Arma që kam me vete është aparati, pasi kafshëve i duket si e tillë.

    Për të bërë një foto pas 2 muajsh, ka shumë punë më herët. Duhet të studiojmë pak territorin me kamera. Duhet me i studi pak oraret e kafsheve se çdo individ ka oraret e veta”, u shpreh Kodraliu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit