14.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    HISTORIA e Klaudja Letës që vdiq në aksident, studente e shkëlqyer në Mjekësi, prindërit punonin kasapë, mesazhi i fundit: Kalo të të shohim

    Një prej viktimave shqiptarë që ndërroi jetë nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë, është dhe studentja Klaudja Leta. Ajo kishte lindur në shtetin fqinj ku jetonte dhe prej vitesh dhe fati e deshi që rrugëtimi i saj i jetës të ndalonte në moshën 21-vjeçare.

    Studentja shembullore dhe me rezultate të larta në Fakultetin e Mjekësisë në Shkollën Ushtarake të Korpusit Oficer në Selanik humbi jetën tragjikisht në aksidentin e frikshëm hekurudhor të ndodhur mesnatën e së martës, ngjarje e cila tronditi gjithë opinionin publik.

    Klaudja ka lindur në Larisa, ku ka marrë nënshtetësinë greke. Prindërit e saj drejtojnë një biznes kasapi. Për tre ditët e pushimeve, studentja shkoi në Patra dhe hipi në tren për t’u kthyer në shkollën e saj. Prindërit, të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan asaj të kalonte pranë tyre ta takonin.

    “Ndalu që të të shohim”, i thanë.

    Megjithatë, ajo nuk pranoi pasi i duhej të kthehej sa më shpejt në Selanik. Siç u shpjegoi, donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte plane të tjera. Klaudja kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe Elvisin. Ajo tashmë nuk është më me ta dhe u është bashkuar ëngjëjve të tjerë në qiell që aksidenti hekurudhor u mori jetën pabesisht.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit