Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së hënës datë 27 maj 2024 në ambientet e Spitalit Civil të Durrësit ku shtetasi E.R kishte shkuar për të bërë një serum i shoqëruar nga punonjës të policisë pasi ishte i ndaluar për një kundravajtje penale në Komisariatin e këtij qytetit.
Në spital nuk ka marrë trajtim nga mjekët por në prani edhe të policisë dhe stafit mjekësor është dhunuar befas nga tre anëtarë të familjes së vajzës me të cilën ka një lidhje dashurore.
Siç e tregojnë edhe fotografitë, dhuna e egër ka lenë shenja në trupin e tij për të cilën fajësohet policia për neglizhencë.
Ndërkohë avokatja e shtetasit të dëmtuar ka bërë kallëzim për rastin në fjalë dhe ngre njëkohësisht alarmin për sigurinë e dobët në institucionet tona publike.




