20.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “I ka shtyrë vetë fëmijët në ujë”, gazetari flet për tragjedinë në Shkodër: “Asgjë nuk e justifikon atë që ka bërë Alma”

    Gazetari Adriatik Doçi mendon se kolegët e tij duhet të jenë më të matur dhe të kujdesshëm në raportimin e tragjedisë së Shkodrës.

    “Po i referohem ngjarjes së Shkodrës, për të cilën do të duhen vite dhe ndoshta dekada që të zbehet nga kujtesa, sidomos imazhi i tre fëmijëve.

    Mund të jetë një tragjedi që pesha e fajit nuk rëndon në kurriz të atyre që duket.

    Në këtë gjëmë kaq tronditëse, mbajtja në burg e bashkëshortit, duket elementi më i parëndësishëm. Por, si ofendimet, ashtu edhe tradhtia, nuk janë vepra penale. Trajtimi i keq që nxit akte ekstreme ka element penal, por kur plotëson dy kushte: Është sistematik dhe në raport familjar.

    Ndoshta, figura e kësaj vepre penale është plotësuar” – shkruan ai, por shton se asgjë nuk e justifikon aktin e Almës.

    “Megjithatë, asnjë rrethanë dhe asnjë tërmet psikik, asnjë poshtërim apo trajtim çnjerzor, nuk justifikon vrasjen e tre fëmijëve, aq më tepër për të lënduar një partner negativ dhe maksimalizuar përmasat e tragjedisë si ngushëllim egoist.

    Vështirë të përfytyrohen tre fëmijë që ndjekin nga pas nënën në një akt dëshpërimi. Ka gjasa që fëmijët t’i ketë shtyrë.

    Pse fëmijët? Vitin e kaluar janë ndarë 717 çifte. Varësia ekonomike e njërit partner ndaj tjetrit, inferioriteti dhe opinioni, mund t’a bëjnë dramatik dhe depresiv një divorc, por asgjë nuk e justifikon aktin e Almës ndaj vetes dhe sidomos ndaj fëmijëve, as ligjërisht, as moralisht, as nga ana fetare dhe as sociale. I gjalli e ka një derman…”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit