20.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta i ka humbur të dyja, dashurinë dhe qetësinë!

    Në janar të këtij viti, Ilir Meta, theu heshtjen kur u pyet nga media se pse nuk ishte aktiv në jetën politike.

    “Më këshilluan mjekët të qëndroj larg ambienteve toksike, deri në rikuperim të plotë, që po ndodh”, tha Meta, duke shpërfaqur një sjellje relaksuese, aq sa të kujtonte atë shprehjen e tij të vjetër: ‘Me qetësi dhe dashuri’.

    Por qysh prej asaj kohe, Ilir Meta i ka humbur të dyja.

    Ai ka humbur qetësinë disa mujore kur fliste për pensionistët, inflacionin, shpopullimin, mësuesit, të rinjtë, kur predikonte një jetë të shëndetshme nga sallat e palestrës apo kur i hipte kodrës së lagjes dhe ironizonte Veliajn për paralelet ndryshk.

    Ai ka humbur qetësinë disa mujore kur fliste për pensionistët, inflacionin, shpopullimin, mësuesit, të rinjtë, kur predikonte një jetë të shëndetshme nga sallat e palestrës apo kur i hipte kodrës së lagjes dhe ironizonte Veliajn  për paralelet ndryshk.

    Ilir Meta ka humbur edhe dashurinë

    Ai uroi Monika Kryemadhin për 50-vjetorin e lindjes me foto restrospektivë kur të dy ishin të rinj, atëherë kur i bashkonte sa qetësia aq edhe dashuria.

    Ilir Meta thotë se sot ka vetëm një apartament (të ndarë me motrën) dhe një krevat në selinë e partisë.

    Ilir Meta ka akuzuar partinë (që drejtohej deri dje nga bashkëshortja e tij) për c’organizim, nepotizëm, shkatërrim, pabesi, për çimka e çimkaxhesha, shkruan si.

    Sot Ilir Meta flet për laraska dhe sufllaqexhinj ndërsa kundërpërgjigjen e ka me zë dhe figurë nga Elona Guri dhe Endrit Braimllari dy bashkëudhëtarët e Monika Kryemadhit.

    Ilir Meta del në konference për shtyp me Tedi Blushin dhe Erisa Xhixhon si ‘dy fytyrat e reja’ dhe thotë se ata janë figurat e nderuara të partisë.

    Ilir Meta ka humbur dashurinë për drejtësinë e re për të cilën mburrej se është falë votave të tij.

    Ai ka atakuar SPAK dhe ka shtuar çaprashitjet ndaj Altin Dumanit.

    Ilir Meta thotë se nuk i intereson dëshmia e nënë Fatimes (e ëma e Monika Kryemadhit) në SPAK, por e lakoi si kryesoren emër kur iu drejtua të mërkurën Altin Dumanit se pse merrej me të.

    Çfarë e ka shqetësuar Ilir Metën nga dëshmia e nënë Fatimes, (që ndërroi reagim) bashkëpunëtorëve të Monika Kryemadhit apo të tjerëve në parti (dhe jashtë saj) që ai pëlqen t’i akuzojë se nuk janë më patriotë ndërsa vetë ai “ka pas 300 mijë Vojo Kusha’?!.

    “Më mirë të tradhtohesh sesa tradhtar”, tha Meta të mërkurën

    Të enjten ai heshti. Nga selia e PL nuk pat asnjë batërdi fjalësh.

    Nga dalja e tij e fundit ka mbetur një reagim i Kryemadhit ndaj tij: ‘Film i vjetër, s’ka më interes’.

    Por nga filmi tek interesi të ndan një botë e tërë ndaj presim të shohim se kush po xhiron film dhe kush po sheh interesin…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit