12.5 C
Tirana
E martë, 30 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta kërcënon Altin Dumanin: Nuk të mbron dot as Zoti dhe as amerikanët, o injorant, o palaço, o Dum Dum. Duan të më vrasin Blushin

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërcënuar kreun e SPAK, Altin Dumani.

    Meta tha në një konferencë për mediat se Dumanin “nuk e mbron as KLP e as Zoti ,nëse shkel Kushtetutën”.

    Ai u shpreh se ky nuk ishte një kërcënim , por ndihmë dhe këshillë ndaj Dumnit.

    “Ti je aty për të firmosur jo për të bërë zëdhënësin e partive politike. Do sjellësh ti demokracinë në Shqipëri? Injorant!

    Të kanë thënë ty amerikanët të më fusësh mua në burg? Nuk nxorrët mend ju palaço?

    Mua ka dashur legjendari të më fusë në burg në 1992, më ka lënë një vit pa imunitet. O palaço, o Dum Duman!

    Thirri mendjes, reflekto, thellohu. Nuk të mbron dot as KLP as Zoti nëse shkel Kushtetutën. Ky nuk është kërcënim, kjo është një këshillë, ndihmë që po të jepet, injorant.

    Ti hape CEZ-Diaz, me urdhër të Edi Ramës. Ca presim ne, të thuash që kam takuar McGonigal? I ke vajtur 20 herë në burg Kastriot Ismailit dhe i ke thënë të japë dëshmi kundër Ilir Metës.

    Ilir Meta në atë vit ka qenë ministër i Jashtëm. Ti merresh me ato punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Velinë. Ti nuk ke takat se je palaço, të thërrasësh Edi Ramën. Ti je prokuror jo i amerikanëve, je i Engjëll Agaçit dhe mos u fshi pas amerikanëve”, tha Meta.

    Ilir Meta: Duan të më vrasin Blushin, siç donte të vriste Hitleri, Stalinin. Por e kanë me mua, se ai është besnik imi

    Ilir Meta ka propozuar Tedi Blushin si sekretar të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Në një konferencë për mediat, Meta foli sërish për tradhti brenda PL, ndërsa tha se ka dëgjuar zëra brenda partisë së Tedi Blushi bën veporimtari armiqësore ndaj Metës.

    Madje Meta tha se Tedi Blushin duan ta ‘vrasin’ (politikisht), ndërsa theksoi se Blushi është patriot dhe se ia ka nevojë për njerëz të tillë dhe jo “cimkaxhinj e cimkaxhesha.”

    “Ka ndonjëherë xhelozira kur vijën figura të reja kur vijën në parti. Edhe Tedi ka shkaktuar shqetësime ngaqë bën opozitë të vërtetë.

    Kam dëgjuar teori edhe në këtë seli që Tedi kryen veprimtari armiqësore kundër Ilir Metës. Ata që flasin ndaj Tedit e kanë me Ilir Metën, por s’dalin publikisht. Por do dalin se hallet të çojën drejt nxjerrjes së fytyrës të vërtetë.

    Këta nuk e kanë me Tedin, por me Metën sepse duan që PL të jetë një vegël e shtetit të kapur nga Edi Rama, i cili ka investuar për të krijuar në këtë parti fraksion Duman, Dvoran, Ardian, të cilin e mirëpres në pallatin e kongreseve, siç mirëpres çdo fraksion tjetër.

    Hitleri thonte kur të shkoj në Moskë, Stalinin do ta var të dytin, të parin do var gazetarin e Radio Moskës, i cili lexonte komunikata e Stalinit dhe ushtrisë së kuqe. Thoshte Stalinin do ta vras të dyin. Pse duan ta vrasin këta detin, se nuk bëjnë dot opozitë siç bën Tedin, as s’ka qenë ministër, as ka bërë tender.

    A bën Tedi gabime patjetër, me atë ritëm që punoj unë, por mbi të gjitha Tedi mëson dhe është patriot. Dhe Ilir Meta ka nevojë për patriot, jo për cimkaxhinj e cimkaxhesha”, tha Meta.

    Ilir Meta: Dumani ka çuar njerëz që të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria! Pse legen si puna jote jam unë o palaço, unë jam Vojo Kushi

    Ndonëse SHBA dhe KLP “i ka tërhequr veshin”, kritikëve të institucioneve të reja të drejtësisë, Ilir Meta nuk është ndalur. Ai sot nga selia e Partisë së Lirisë ka hedhur sërish akuza të forta në drejtim të KLP-së si edhe Altin Dumanit, kreut të SPAK që e quan “Dum Dumani”.

    Me tone të ashpra, ai akuzoi Altin Dumanin se i ka çuar  njerëz që t’i mbushin mendjen që të largohet nga Shqipëria, teksa flet se kreu i SPAK është urdhëruar nga SHBA që ta arrestojnë.

    “Mbështes deklaratën e SHBA, akoma dhe më fuqishëm, KLP quhet ajo, dje ua sqarova si është krijuar KLP, është krijuar mbi bazë të emërimeve të bëra nga Arta Marta që u bë prokurore e përgjithshme në kundërshtim me Kushtetutën, ua kam thënë dhe miqve dhe aleatëve, prokurorinë e keni ju dhe Rama, te GJK jam unë president dhe këtu nuk ka shaka.

    Dhe këtu vijmë te Dumani, e para po u kërkoj ndjesë prokurorëve të SPAK që nuk janë si ai, se unë e kam thënë që te SPAK ka Dum Duman, por edhe që luftojnë krimin dhe korrupsionin.

    Nuk ka njeri në prokurori që nuk e di se ca mbështetje i kam dhënë gripit të prokurorëve që merreshe me çështjen Hajdari. Ke çu njerëz që të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse ça jam unë, pse o palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt, po unë nga burgu do e shpërbëjë këtë grup kriminal.

    I them Dum Dumanit, ke përmendur tre herë emrin tim, i kë çuar edhe njerëz të më mbushin mendjen të iki nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë. Gjëmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time e do të marrësh PL t’ia japësh atij torollakut. Nuk nxorëm mend nga lulushët ne?”, tha Meta.

    Duke e etiketuar si “palaço”, ai tha se Altin Dumani nuk arreston Erion Veliajn dhe Edi Ramën, që janë në krye të aferës së inceneratorëve.

    “Merresh me këto punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Veliaj, se ju mbyti me favore, nuk ke takat të thërrasësh Edi Ramën, o palaço, mos u fshih pas amerikanëve, se ka amerikanë të ndershëm, ka dhe McGonigal fundrrina, por unë jam nga raca e Vojo Kushit”, u shpreh Meta.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit